Kryeministri Edi Rama ka reaguar për paketën e re fiskale.
Ai thotë se ato që janë publikuar në media, janë dokumente pune të dalë gjysma-gjysma.
Sipas Ramës, Qeveria nesër miraton buxhetin, që për herë të parë në histori, kalon pragun e 10 miliardë euro.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama.
