Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në konsultimet e thirrura nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
Takimi është parashikuar të zhvillohet më 30 tetor, ku kreu i shtetit ka ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Ndërkohë, Partia Socialiste dhe forca të tjera politike kanë pranuar ftesën e Presidentit Begaj dhe pritet të marrin pjesë në konsultime.
Ftesa u është dërguar të gjitha partive politike që kanë deputetë në Parlament.
