... Nami.al

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, djegin karriget “e dialogut” 

Pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, ku nuk pati ndonjë incident të rëndë, por vetëm hedhje gurësh drejt institucionit, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë.

Pasi u vendosën para zyrës së Edi Ramës, ata u vunë flakën karrigeve të nxjerra nga ky i fundit për dialog.

Kjo ishte përgjigjja e tyre, teksa shprehen se nuk duan dialog, por dorëheqjen e Ramës.

Karriget ishin nxjerrë mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, ndërsa Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me përfaqësuesit e protestës, një kërkesë që e ka bërë prej disa ditësh.