...
Gjatë fjalimit të tij në OKB, presidenti Trump ka falënderuar edhe Shqipërinë për angazhimin në misionin e stabilizimit në Gaza.
Trump falënderoi të gjitha vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë edhe Kosovën.
“Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes.
Do të jetë një grup i rëndësishëm njerëzish. Gati 30 vende i janë bashkuar Bordit, të cilin kam nderin ta drejtoj. Jemi mirënjohës ndaj këtyre vendeve anëtare që kanë kontribuar me miliarda dollarë për ndihmën humanitare dhe rindërtimin, përfshirë Marokun, Bahreinin, Kazakistanin, Turqinë, Uzbekistanin dhe shumë vende të tjera. Paratë shkojnë drejtpërdrejt aty ku nevojiten.
Edhe vende të tjera po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit. Kanë qenë të jashtëzakonshme. Dua gjithashtu të falënderoj vendet që janë angazhuar të dërgojnë trupa, forca policie dhe të ofrojnë trajnime për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordaninë dhe të tjera. Që kur mora detyrën, kam pasur nderin të ndihmoj në zgjidhjen e tetë luftërave dhe jam bërë mik me udhëheqësit e atyre vendeve”, tha Trump.