...
Uran Ferizi pritet të emërohet në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-se.
Ferizi aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Pas marrjes së detyrës së re ai do të zëvendësojë Eglantina Gjermenin në këtë pozicion.
Nesër pritet që ai të ketë dëgjesën në Komisionin e Jashtëm.
Uran Ferizi u emërua si ambasador në Londër në fillim të vitit 2024.
Mandati i tij në Mbretërinë e Bashkuar u karakterizua nga vëmendja mediatike lidhur me prononcimet publike për çështjet e komunitetit shqiptar atje.
Tashmë mbetet për t’u caktuar emri i ri që do ta zëvendësojë atë në Londër.