... Nami.al

RENEA “zbarkon” Kamëz, kontrolle në banesën e Ervis Lamit!

Pas vrasjes së Artan Myrtajt në Sarandë në orët e para të mëngjesit të sotëm RENEA ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Lamit, në periferi të Kamzës, nipit të tij dhe një person me lidhje miqësore.

Lami dyshohet si kreu i një grupi kriminal që së fundmi ka vepruar mes Tiranës dhe Sarandës.

Policia doli “duarbosh” gjatë kontrolleve pasi nuk u gjet asgjë.

Kontrollet lidhen me vrasjen e Artan Myrtaj mëngjesin e djeshëm në Sarandë.

44 vjeçari sapo ishte liruar nga burgu pasi u përfshi në ngjarjen e korrikut të vitit 2025 ku miku i tij Ramadan Zoto plagosi me armë 2 miq të Ervis Lamit në qendër të Sarandës.

31 vjeçari Ervis Lami është në kërkim për vrasjen e Lulzim Vishën, postier. Grupi i tij kriminal dyshohet se organizoi vrasjen me eksploziv të Isuf Jacaj në Sarandë.

I riu i cilësuar si “tmerri i bizneseve” gjithashtu është shpallur në kërkim si i përfshirë në vendosjen e një sasi lëshë plasëse (tritol) në një lokal në Kamëz, ngjarje për të cilën u arrestuan disa persona të tjerë, përfshirë ish-policin Jeton Lami.

Ky i fundit njihet për faktin se ka qenë personi i fundit i parë me biznesmenin Ervis Martinaj para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.

Sipas raportimeve, ngjarja e ndodhur lidhej me një gjobë prej 500 mijë eurosh.