... Nami.al

Tragjike në Durrës/ Po priste urbanin, humb jetën i moshuari!

Një i moshuar ka humbur jetën paraditen e sotme në lagjen nr.13 teksa ndodhej duke pritur autobusin e kësaj linje.

Viktima rreth 75 vjeç, raportohet se u rrëzua papritur përtokë dhe humbi jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe natyrale. 

Megjithatë grupi hetimor po punon për të zbardhur rastin.