... Nami.al

Përfundimi i mandatit të Sokol Sadushit, Ilir Panda hyn në garë për kryetarin e Gjykatës së Lartë

Ilir Panda, gjyqtar i Gjykatës së Lartë prej 11 marsit 2020, ka shprehur interes për të marrë drejtimin e kësaj gjykate.

Panda aktualisht mban detyrën e zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, post në të cilin është zgjedhur më 16 nëntor 2023 nga mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve.

Gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë u hap në mesin e muajit gusht, pasi mandati 3-vjeçar i kryetarit aktual, Sokol Sadushi, përfundon më 17 tetor.

Sot është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët. Sipas rregullave, të drejtë kandidimi kanë vetëm gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

Deri në orën 24:00 pritet të shihet nëse do të ketë edhe magjistratë të tjerë që do të shprehin interes për këtë pozicion.

Kryetari i ri i Gjykatës së Lartë pritet të nisë ushtrimin e detyrës më 18 tetor, duke garantuar vijimësinë institucionale në drejtimin e gjykatës.