...
Situatë e tensionuar është krijuar këtë të martë para godinës së Kuvendit, ku vijon protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike.
Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e Parlamentit, duke mos lejuar protestuesit t’i afrohet godinës.
Jashtë sallës ku zhvillohet seanca, protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë. “Ju erdhi fundi!” është një prej sloganeve që është dëgjuar gjatë tubimit.
Gjatë protestës janë shoqëruar edhe dy protestues nga policia. Ende nuk janë bërë të qarta rrethanat dhe arsyet e shoqërimit të tyre.
Protesta zhvillohet në ditën e 101-të të rezistencës qytetare, ndërsa brenda Kuvendit vijon seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.