... Nami.al

Rrëshqet kodra në Ujin e Ftohtë në Vlorë

Një masiv dheu ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë që një pjesë e kodrës të shkëputet duke rënë në themelet e pallatit.

Policia e Vlorës ndodhet në zonë, duke njoftuar dhe policinë ndërtimore, por dhe duke parë lejen e ndërtimit të ndërtuesit të pallatit.

Një banor i zonës së Ujit të Ftohtë ka treguar se reshjet e shiut do të bëjnë qe masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa.