... Nami.al

Rama shkon në Vlorë, të zgjidhë një tjetër konflikt pronësie

Kryeministri Rama ka qenë prezent këtë pasdite në Vlorë. Rama ka qenë në bulevardin e Vlorës ku është pritur nga kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini.

Sipas burimeve, ai ka parë nga afër territorin e ish-parkut Aulona. Bëhet fjalë për një pronë private, një park lojërash që funksionon prej vitesh në qytet dhe mendohet se do shpronësohet.

Bëhet fjalë për një pronë që ka konflikt, e cila do të kthehet në lulishte për qytetin. Aulona është aktualisht një park lojërash që pritet të kthehet në një pjesë të gjelbëruar të qytetit bregdetar. 

Kujtojmë që Rama ndërhyri edhe pak ditë më parë për një konflikt pronësie në Vlorë, mes dy biznesmenëve të njohur, të cilët për pak shkuan deri tek përdorimi i armëve.

Ai tha se prona do merret nga shteti dhe do kthehet në ullishte.