... Nami.al

Ekzekutimi i “Sel Çamit”, reagon policia!

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Fier, ku mbeti i vrarë Selami Hasani dhe u plagos vëllai i tij.

Policia ka dhënë informacionin paraprak për ngjarjen e rëndë, e cila ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen “1 Maji”.

Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.