Ashtu si një ditë më parë edhe sot para Kryeministrisë ka patur tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Të dy palët janë përplasur në bulevard pasi protestuesit kanë tentuar të ‘stacionohen’ para godinës së Kryeministrisë, ndërsa efektivët nuk i kanë lejuar dhe i kanë spostuar në trotuarin te Kryesia e Kuvendit.
Gjatë tensioneve policia ka tentuar të shoqërojë disa protestues, ndërsa qytetarë kanë ndërhyrë për t’i mos lejuar efektivët të kryejnë ndalimet.
