... Nami.al

Mësuesi në Vlorë u arrestua se kishte ngacmuar 7 nxënëse, zbardhet deklarata e tyre: Na tha drejtoni gjoksin, shpatullat drejtë, këmbët bashkuar…

Shtatë nxënëse të shkollës së bashkuar “Hajredin Beqari” në Selenicë kanë denoncuar në polici, mësuesin e tyre të edukimit fizik, të cilin e akuzojnë për ngacmim seksual në ambientet e institucionit.

Lidhur me ngjarjen ka folur për mediat, një prej kolegëve të mësuesit të ndaluar, i cili është shprehur se Albano Ametin e njeh që prej fillimit të  vitit shkollor dhe se gjatë bashkëpunimit të tyre nuk ka konstatuar sjellje të papërshtatshme.

 “E njoh, e kam koleg. Marrëdhëniet tona kanë qenë brenda normave. Punojmë bashkë që në fillim të vitit shkollor. Me ne ka qenë korrekt, por edhe me nxënësit, korrekt.

Na vjen turp që jemi mësues, jemi të sulmuar nga të gjithë krahët. Jemi të zhveshur nga gjithçka. Nuk e besoj dot dhe nuk dua ta besoj që i ka ngacmuar seksualisht vajzat. Vajta 20 vite aty dhe më duket çmenduri”, u shpreh mësuesi i anglishtes.

Pas kallëzimit të bërë nga të miturat, blutë  e Vlorës kanë ndaluar 35-vjeçarin, i cili prej rreth dy muajsh ishte pjesë e stafit pedagogjik të këtij institucioni arsimor. Nxënëset që kanë denoncuar mësuesin janë të moshave 14 deri në 17 vjeç.

Por një prej vajzave që ka denoncuar mësuesin, ka deklaruar se personalisht ai atë nuk e kishte ngacmuar, por kishte ngacmuar shoqet e saj.

Ndërkohë, mësohet çfarë kanë deklaruar vajzat në Polici.

“Mësuesi i fizkulturës na tha, kur ishim tek palestra e gjithë klasa -drejtoni gjoksin, shpatullat drejtë, këmbët bashkuar- dhe ne mendojmë se na ngacmoi seksualisht!”