... Nami.al

“Rama, jepe dorëheqjen”/ Protestues e studentë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit!

Protestuesit demokratë, të cilët u mblodhën sot para Kryeministrisë, kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, pas disa orësh qëndrimi para godinës së qeverisë.

Ata pritet t’i bashkohen studentëve, të cilët kanë paralajmëruar se protesta e tyre do të nisë në orën 14:00.

Protestuesit kanë një kërkesë të përbashkët, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e nje qeverie teknike.

Tubimit të sotëm i janë bashkuar edhe pedagogët, mjekët, bizneset apo edhe artistë.