... Nami.al

I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, 76-vjeçari ndërron jetë gjatë përpjekjes për të shuar flakët në Mallakastër!

Një 76-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Greshicë të Bashkisë Mallakastër, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një ullishte.

Viktima Nazif Cenaj, dyshohet se ka hyrë në zonën e përfshirë nga flakët për të ndërhyrë dhe fikur zjarrin, por nuk ka mundur të dalë prej saj.

Ngjarja ka shkaktuar viktimën e parë të raportuar nga zjarret në këtë zonë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë.

 
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaku i vdekjes pritet të përcaktohen nga hetimet.