Të shtënat me armë te Ali Demi”, në kërkim dy persona
Transmetuar më 02-10-2026, 14:29
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në lidhje me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e 1 tetorit në lagjen “Ali Demi”.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Taulantia”, pas një konflikti për motive të dobëta. Të dyshuarit janë D. Q., 44 vjeç, dhe E. Xh., 25 vjeç.
Policia bën me dije se dy personat dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit. Aktualisht vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi motivin e konfliktit apo nëse ka persona të lënduar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasit D. Q., 44 vjeç dhe E. Xh., 25 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Taulantia”, kanë qëlluar me armë zjarri. Punohet për kapjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
