...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një formati të ri takimesh të përjavshme mes deputetëve të qarqeve dhe qytetarëve, me synimin për të forcuar komunikimin e drejtpërdrejtë dhe praninë e përfaqësuesve në terren.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka bërë me dije se takimet do të zhvillohen çdo të premte, në të njëjtën orë, dhe do të kenë një format të ndryshëm nga aktivitetet tradicionale politike.
“Çdo të premte në të njëjtën orë”, shkruan Rama, duke theksuar se takimet do të zhvillohen pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve dhe pa fjalime.
Sipas kryeministrit, deputetët do të kenë për detyrë të dëgjojnë qytetarët dhe të mbajnë shënim ankesat, kërkesat, shqetësimet, idetë dhe propozimet e tyre.
“Pa kamera, pa fotografi të pjesëmarrësve, pa fjalime dhe as kundërshtime, po vetëm me veshët hapur e me laps e letër për të shënuar çdo ankesë, kërkesë, shqetësim, ide apo propozim”, shprehet Rama.