... Nami.al

“Ishte një talent i madh” – Edi Rama: Ilir Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit, është një kafshë e përbindshme që të ha

Gjatë një interviste maratonë në podcast-in e tij “Flasim,” me gataren Rudina Xhunga, Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe aktualitetin politik në Shqipëri.

I pyetur për ish-presidentin Ilir Meta, Rama e cilësoi Metën si një talent politik, por tha se ai nuk arriti ta përballonte peshën e pushtetit.

Sipas kryeministrit, pushteti është një forcë që ka “ngrënë” shumë burra dhe, në rastin e Metës, e ka katandisur atë “në një personazh qesharak”.

“Po Ilir Meta”, e pyeti Xhunga?

“Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën.

Pushteti është, pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra.

Domethënë, u katandis në një personazh qesharak”, u shpreh Rama.