... Nami.al

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se sulmoi dy baza amerikane në Jordani gjatë natës. Në një deklaratë Garda Revolucionare tha se kishte kryer një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë kundër bazave Al Azraq dhe King Hussein, duke pretenduar se kishte shkaktuar “dëme serioze”.

Sipas Teheranit, operacioni ishte një përgjigje ndaj bastisjes së mëparshme amerikane në ishullin Larak në Ngushticën e Hormuzit.

Po ashtu ushtria iraniane tha se sulmoi një bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku janë të stacionuara forcat amerikane.

Sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror, Garda Revolucionare përdori dhjetëra dronë sulmi për të synuar zonat e bazës Al Minhad, ku thuhet se janë të stacionuar helikopterë dhe trupa amerikane.