... Nami.al

Air Albania përballet me një tjetër padi: Eurocontrol kërkon në gjykatë borxhet e papaguara

Mes viktimave të shumta financiare të kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, me sa duket është edhe Eurocontrol. Organizata Europiane për Sigurinë e Navigimit Ajror ka hapur një gjyq në Shqipëri për të mbledhur borxhet e papaguara që Air Albania ka ndaj saj.

Nuk dihet se sa është shuma e borxheve që Air Albania ka ndaj Eurocontrol. Por padia me objekt “përmbushje detyrimi” do të gjykohet nga gjyqtari Flamur Kapllani dhe është shpallur zyrtarisht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë. Seanca e parë e saj është caktuar në datën 20 tetor.

E lançuar me shumë bujë nga kryeministri, u themelua në maj të vitit 2018 me tre aksionerë. Turkish Airlines me 49 për qind, MDN Investment e Sinan Idrizit me 41 për qind dhe qeveria shqiptare me 10 për qind.

Por shumë shpejt, e ashtuquajtura krenaria e qiellit shqiptar, u shndërrua në një gropë financiare, që akumuloi një mal borxhesh dhe humbjesh. Tashmë debitorët e saj janë duke u përpjekur përmes proçeseve gjyqësore të rekuperojnë çfarë të mundin nga detyrimet që Air Albania ka ndaj tyre.

Por tashmë tek Air Albania ka mbetur vetëm Sinan Idrizi, gjurmët e charterit personal të Edi Rama, Ismailit dhe një mal me abuzime financiare, të cilat nuk po i heton askush./kapitali.al