...
Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të hotel Radisson në zonën e Liqenit të Thatë.
Flakët kanë përfshirë një pjesë të godinës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe së fundmi edhe forcat zjarrfikëse.
Mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në një prej sistemeve të kondicionimit teksa njerëzit kanë dalë menjëherë nga hoteli.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëseve ka bërë të mundur që zjarri të neutralizohet në kohë.