... Nami.al

Shkarkimi i Ilir Prodës, dalin emrat e kandidatëve për zëvendësimin e drejtorit të Policisë së Shtetit

Zbardhen emrat e kandidatëve që kanë hyrë në garë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit, për të zëvendësuar Ilir Prodën, që u shkarkua nga kryeministri Rama.

Burimet për mediat thonë se në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.

Kandidatët:

Lenc Panganika

Gentian Shehaj

Afrim Tafa

Idajet Faskaj

Pëllumb Seferi

Elidon Çela

Skënder Hitaj

Tonin Vocaj.