... Nami.al

Garda Revolucionare e Iranit sfidon Donald Trump: Asnjë anije amerikane nuk ka guxuar t’i afrohet Gjirit të Hormuzit

Garda Revolucionare e Iranit tha të martën se asnjë anije e Marinës amerikane nuk ka “guxuar” të afrohet te Gjiri i Hormuzit, pas deklaratës së një zyrtari të lartë në Uashington që pretendoi se një anije lufte kishte shoqëruar një tanker përmes këtij kanali strategjik.

“Asnjë nga anijet luftarake amerikane nuk ka guxuar të afrohet madje as në Detin e Omanit, Gjirin Persik apo Gjirin e Hormuzit gjatë luftës,” tha zëdhënësi i Gardës, Ali Mohammad Naini, duke e quajtur këtë pretendim “gënjeshtër të pastër.”

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, kishte thënë fillimisht se Marina kishte shoqëruar një tanker nafte përmes Gjirit, por postimi u fshi pak minuta pasi u publikua.