...
Dramat dhe dinamikat mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” duket se nuk kanë fund.
Kur menduam se ujërat ishin qetësuar paksa, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin e nxehtë, por këtë herë duke prekur një temë shumë më delikate: jetën personale të Mirit jashtë formatit.
Gjatë një bisede të fundit me banorët e tjerë, Selin nuk i ka kursyer aspak dyshimet e saj të forta lidhur me atë që e pret Mirin jashtë.
Ajo la të kuptohet se vetë sjellja, fjalët dhe veprimet e tij kundrejt saj brenda shtëpisë, i kanë dhënë sinjale se diçka nuk shkon me lidhjen e tij sentimentale në jetën reale.
“Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte,” – ka qenë deklarata e saj e drejtpërdrejtë.
Vlen të theksohet se përgjatë gjithë këtij rrugëtimi, Miri ka mbajtur një qëndrim mbrojtës të palëkundur.
Pavarësisht videove apo deklaratave të komentuara, ai vazhdon të këmbëngulë se raporti i tij me Selinën nuk ka asnjë prapavijë tjetër. Ai ka deklaruar vazhdimisht dhe me forcë se e sheh atë thjesht “si vajzën e tij”, duke mohuar çdo aludim tjetër.
Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Miri kur të përballet me këtë deklaratë të Selinës, e cila padyshim pritet të jetë kryefjala e spektaklit të radhës!