... Nami.al

Gimbo i bashkohet “turmës” për komentet ndaj Mirit: Çfarë janë ato shikime o Allah, është i sëmurë, manjak!

Shikimet dhe sjellja e Mirit janë përfolur edhe nga një tjetër banor. Në një bisedë në oborr, Gimbo i ka treguar Selinës se çfarë ka vënë re ai vetë te Miri, duke përdorur terma shumë të rëndë.

Gimbo i referohet një momenti vallëzimi të mbrëmshëm, ku sipas tij, mënyra se si Miri e shikonte Selinën ishte krejtësisht e papërshtatshme.

Gimbo shprehet i neveritur nga ajo që ka parë: “Ça janë ato shikime o Allah… po të shihje qysh të shikonte vajzë… është i sëmurë, manjak”.

Ai tregon se këto shikime i kanë hipur aq shumë në nerva sa i “vijnë në krye”, duke shtuar se Miri mbyllte sytë ndërsa imagjinonte gjëra gjatë vallëzimit.

Biseda bëhet edhe më serioze kur Gimbo bën një parashikim për sjelljen e Mirit jashtë kamerave.

“Këtij t’i vijë një rast jashtë… ky është i tmerrshëm. E di unë”, shprehet ai me bindje, duke e paralajmëruar Selinën për natyrën e tij.

Sipas Gimbos, prezenca dhe sjellja e Mirit janë aq toksike sa “të vlon shpirtin”.

Selin, nga ana tjetër, e dëgjon e heshtur.