...
Ish-Sekretarit të Përgjithshëm dhe ish-kryeministrit norvegjez Thorbjorn Jagland, i është hequr imuniteti nga Komiteti i Ministrave Këshillit të Evropës pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze për të ndjekur proceduart në lidhje me akuzat sa i përket dosjes së Epstein.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë u publikua edhe një email i Jagland, të cilin ia kishte dërguar Jeffrey Epstein pas një vizite në Tiranë në 2012.
“Përshëndetje Jeffrey! Jo, nuk e kam telefonuar ende. Isha në Tiranë, (Shqipëria), vajza të jashtëzakonshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë e më pas në Izrael. Kthehem të enjten”, thuhet në email që Thorbjørn Jagland i kthen Jeffrey Epstein.
Bëhet fjalë për një korrespondencë që Thorbjørn Jagland, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe ish-Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës ka me Jeffrey Epstein.
Komunikimi në email është i vitit 2012 dhe Thorbjørn Jagland i përgjigjet se nuk ka mundur ta telefonojë “Barbara Daniels” sepse ka qenë në Shqipëri për vizitë. Në këtë periudhë, Jagland ka qenë me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës dhe me këtë cilësi ka ardhur në Shqipëri.
Jeffrey Epstein ishte një trafikant amerikan i qenieve njerëzore, abuzues seksual i fëmijëve, përdhunues serial dhe financier. Epstein krijoi një rreth shoqëror elitar dhe siguroi të paktën 1,000 gra dhe vajza të mitura të cilat iu nënshtruan përdhunimit dhe dhunës seksuale të përsëritur nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij.