... Nami.al

“Aksi Qukës-Qafë Plloçë, afera tjetër e Ballukut”, PD: U inaugurua 3 herë në fushatë, kostot u frynë nga 90 në 260 milionë Euro

Pas bllokimit të aksit Qukës-Qafë Plloçë dy muaj pas inagurimit, deputeti demokrat Ivi Kaso thotë se ky aks është  afera e radhës e Ballukut që duhet hetuar.

Në një postimi në rrjete sociale, Kaso ka publikuar pamjet e rrugës së bllokuar krahas së cilave shkuan se kostot e këtij aksi u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht dhe tashmë kjo rrugë nuk ofron asnjë standard.

“Shembet dhe bllokohet rruga Qukës- Qafë Plloçë, e inauguruar 3 herë përpara zgjedhjeve në fushatë, dhe hapur përfundimisht në shtator.

Pavarësisht se në 16 vite të ndërtimit të saj, kostot u frynë në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht, ende kjo rrugë nuk ofron asnjë standard në siguri e në lëvizje.

Pas zbardhjes së aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim dhe transparencë të menjëhershme”, shkruan Kaso.