...
Pas reshjeve të shiut, në zonën e Qafë Thores kanë nisur reshjet e para të borës, duke e veshur segmentin Shkodër–Theth me një shtresë të bardhë dëbore.
Për momentin, rruga mbetet e hapur për qarkullim, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes dhe të kenë zinxhirë me vete, në rast se bora shtohet.
Firma nënkontraktore ka nisur punën për pastrimin e borës dhe garantimin e qarkullimit normal të automjeteve në këtë aks të rëndësishëm turistik.
Ndërkohë, pamjet nga Qafë Thore – Theth tregojnë një peizazh mahnitës të mbuluar nga bora