... Nami.al

Tensione në Parlament / Balliu përplaset me nënkryetaren e Kuvendit, ndërhyn Garda

Një moment i tensionuar ka ndodhur në foltoren e Kuvendit, teksa deputeti demokrat Klevis Balliu është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu.

Teksa Balliu i është afruar foltores, Spahiu ka këmbëngulur se ajo i ka hequr të drejtën e fjalës për sot Balliut dhe i ka kërkuar atij të ulet, për shkak të një mase ndaj tij.

Megjithatë Balliu ka refuzuar duke iu drejtuar Spahiut, ndërsa në një moment ka pasur edhe ndërhyrje të Gardës së Republikës.

Në një përpjekje për të qetësuar tensionet, Spahiu ka urdhëruar 5 minuta pushim të seancës.