...
Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja, i cili është njëkohësisht kryetar i Komisionit të Ligjeve, pati një debat me deputeten e Partisë Demokratike Elda Hoti.
Ndërsa fliste për projektbuxhetin e vitit 2026, Manja iu përgjigj akuzave të Hotit se qeveria ka diskriminuar veriun.
Ndërsa ka pasur edhe kunj për deputetin demokrat Gjin Gjoni që vizitoi banorë të varfër të zonës i veshur me një xhup të shtrenjtë të markës Moncler.
“Në fund, vetëm një sekondë, e kam një kërkesë për kolegët e mi të mazhorancës dhe kolegët tanë ministrat, sepse e shoh që këtu kërkohet të vendoset një disbalancë e investimit veriu-jugu. Paratë që po ikin në jug të Shqipërisë.
Në fakt, Milot-Balldren është në proces dhe shumë shpejt do keni kontratën e rrugës Milot-Balldren. Po flas si verior. E dyta, rruga e Arbrit, 55 minuta, e ka lidhur Dibrën me Tiranën. E treta, investimet në sistemin energjetik në 4 qarqet e veriut… Po, sigurisht kemi një problematikë me qarkun e Lezhës, dhe janë të garantuara me buxhetin e 2026-ës këto investime. Do i ftoja kolegët që, kur flasin këtu se buxheti ka shifra, të thonë kur flasin për investimet në katër qarqet dhe t’i thonë me shifra këtu dhe mos të bien pre e presionit që vjen nga kjo anë, se po diskriminohet veriu.
Dhe sa për ata telefona që i ngrini kështu, zonja Hoti, të jeni e bindur se sot duhej të përgëzonit punonjësit e bashkive, sepse as banorët e Kurbinit, as të Lezhës dhe as të asnjë qarku në veri, nuk presin nga ju. Kështu që shkoni me duar në xhepa atje, bëni foto në Facebook, se nuk presin t’ua zgjidhni ju hallet. Mos shkoni me veshje 5000-6000 euro, se është gjynah.”, tha Manja.