... Nami.al

Del VIDEOJA tronditëse: Momenti kur një 29-vjeçari shqiptar masakron për vdekje me grushte 58-vjeçarin grek në Athinë

Prokuroria e Athinës ka nisur procedim penal kundër një 29-vjeçari shqiptar, i cili dyshohet se ka rrahur për vdekje një shofer grek 58-vjeçar në Neos Kosmos, për krimin e vrasjes me dashje, pas një sherri për zënien e rrugës nga viktima dhe debatit që denigroi në fatalitet.

Media greke tashmë ka zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë edhe momentin fatal, kur shqiptari e ndjek me motor pasi viktima e kishte ofenduar dhe spërkatur me spraj më herët, teksa mban kaskë të bardhë, zbret, i afrohet dhe e godet me breshëri grushtesh viktimën.

Ky i fundit qëndronte në sedilen e shoferit, i palëvizur pasi shqiptari nuk i jep asnjë shans, duke e goditur pa ndërprerë mbi 6 herë nga xhami i makinës, informon “Zougla”.

I dyshuari është person me precedentë, teksa mediat greke publikuan edhe fotot të tij, por jo identiteti. Sipas burimeve të prokurorisë, tre arrestimet e mëparshme të 29-vjeçarit kishin të bënin me kundërvajtje. Këto vepra penale nuk kërkojnë që i pandehuri të mbahet në paraburgim.

Shqiptari u mbrojt duke thënë se i kishte zënë rrugën dhe pas debatit të parë janë ndarë, por greku ka vijuar me ofendimet, e ka ndjekur dhe më pas spërkatur me spraj te palestra.

Kjo bëri që të humbte qetësinë, ta ndiqte me motor dhe më pas sulmonte fizikisht. Tërbimi i tij solli edhe fatalitetin.

Me njohuri profesionale të arteve marciale, fundi ishte tragjik. Ai ia goditi fort kokën në timon, e grushtoi dhe gjaku u përhap përreth. Ngjarja u pa nga shumë dëshmitarë të pranishëm dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.