... Nami.al

Zjarr në afërsi të Leskovikut/ Flakët shkrumbojnë biznesin, dëme të shumta materiale

Një zjarr ka rënë në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut, ku ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes agro-turizmi ka.

Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me policinë e shtetit janë nisur drejt vendngjarjes.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz por e gjithë banesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale.

Sipas të dhënave, dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të pakujdesisë dhe ka marrë përmasa dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet nga vetë pronarët.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe as përhapje të zjarrit në sipërfaqen e tokës përreth.