
...
Shtyhet sërish seanca paraprake në ngarkim të ish kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Shkak u bë bojkoti i seancave gjyqësore nga avokatët që erdhi pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami.
Seanca e radhës u caktua në datë 28 tetor ora 10.00.
Parashikohej që sot në seancë do të shqyrtoheshin akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave, si dhe do të vendosej nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalonte apo jo për gjykim.