... Nami.al

“Shkoi në banjo dhe…”/ Zbardhen detaje TRONDITËSE si 18-vjeçari vrau nënën e tij në Greqi!

Hetimet e para policore për vrasjen e nënës në Flamouli të Trikalës nga i biri i saj, flasin për grindje të shpeshta midis të dyve.

Djali 18-vjeçar e mbyti nënën e tij me një peshqir, ndërsa ajo ishte ulur e shkujdesur në divan dhe po shikonte televizor dhe më pas njoftoi policinë për krimin e rëndë.

Pak minuta para vrasjes, djali ishte ulur pranë saj, i cili, duke u ngritur dhe pa thënë asgjë, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, derisa ajo i ra të fikët.

18-vjeçari, i cili jetonte me të atin pasi prindërit e tij ishin të divorcuar, dyshohet se kishte grindje të shpeshta me nënën e tij, pasi nuk i miratonte, siç pretendonte, veprimet dhe sjelljet e saj.

Pas vrasjes së nënës së tij, i riu, me të njëjtën qetësi, telefonoi policinë dhe u tregoi atyre se çfarë kishte bërë.

“Ejani të më arrestoni”, tha ai.

Forcat e policisë nxituan menjëherë në shtëpi dhe e gjetën gruan fatkeqe të vdekur, ndërsa arrestuan të birin.

Në të njëjtën kohë, u njoftua shërbimi mjeko-ligjor i Larisës dhe materiali fotografik iu dërgua menjëherë kreut të shërbimit, i cili, bazuar në shenjat e vërejtura rreth qafës, konfirmon, në parim, vdekjen nga mbytja.

I riu nuk ka probleme psikiatrike dhe nuk ka shfaqur as në të kaluarën, ndërsa hetimi i policisë është duke vazhduar për të përcaktuar motivet që e çuan në vrasje dhe rrethanat që mbizotëruan midis nënës dhe birit./Protothema