... Nami.al

E rëndë në Mirditë/ Rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 49-vjeçari!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë.

Mësohet se një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në lumin Fan i Vogël.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur mbrëmje e së hënës (20 Tetor) teksa 49 vjeçari me iniciale M. K, banues në fshatin Ndërfushas, po kthehej për në banesë.

Sipas bluve, ai ka rrëshqitur në lumë dhe si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.

Njoftim:

Mirditë/Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.