
...
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fato Nano vijon të mbetet e rënduar, teksa orët e fundit është raportuar edhe se ka ndërruar jetë, çka nuk rezulton e vërtetë.
Ai ka pësuar një tjetër arrest kardiak në spital dhe ka humbur veëdijen, megjithatë, organet jetësore vijojnë të funksionojnë.
Ai qëndron i shtruar në spital prej 8 tetorit, ndërsa më herët ka kaluar probleme me mushkëritë dhe është trajtuar për një sëmundje kronike të sistemit respirator.