
...
Një ngjarje tragjike është regjistruar sot (19 tetor) në Maliq, ku një zjarr ka përfshirë një banesë dhe për pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Nëna nuk ka mundur t’i shpëtojë flakëve, ndërsa dy fëmijët kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Po punohet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve.
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit