... Nami.al

Përplasen makinat në Gjirin e Lalëzit, plagosen dy pasagjere!

Një aksident rrugor ku janë përfshirë e tre automjete është regjistruar mesditen e sotme (19 tetor) në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy shtetase, J. K., 27 vjeçe dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat ndodheshin si pasagjere në njërin prej mjeteve të përfshira në aksident.

Të dëmtuarat janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme