... Nami.al

“Kush po e rr*an për…”, Myslim Murrizi komenton deklaratën e Leskajt: Partia nuk funksionon me “urdhra l*shi”!

Pas deklaratës virale  të demokratit Bujar Leskaj gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ka pasur një komentim të situatës nga ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi.

“Kush po e rr*an për urdhra”, ka thënë Leskaj teksa u pyet nëse nuk kishte zbatuar urdhrin e kryedemokratit Sali Berisha për të mos marrë pjesë në tubim.

Murrizi duke ironizuar shkruan se Leskaj ka të drejtë të mos shqetësohet për sa kohë, nën drejtimin e Lulzim Bashës, ishte drejtues politik i Vlorës dhe nën drejtimin e Berishës është deputet pa asnjë votë (pjesë e listës së mbyllur).

Ai po ashtu është shprehur se partia funksionon me statute dhe jo me “urdhra l*shi”.  

“Kur të tjerët nuk e rr*ajnë për organet e partisë dhe nuk i mbledhin, sepse mendojnë që i bëjnë të gjitha vetë, atëherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë të tjerë në vazhdim, nuk do ta rr*ajnë fare, derisa leshi i tyre të fshijë oborrin dhe zyrat e PD-së si fshesë korrenti”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Sali Berisha një ditë përpara protestës, deklaroi se nuk do ishte pjesë e saj, gjë e cila la të kuptohej që asnjë deputet demokrat nuk do të ishte pjesë e protestës.  

Ai tha se një organizim i tillë nuk është rruga e duhur për të kërkuar pavarësinë e ish-krerëve të UÇK-së të burgosur në Hagë.

Postimi i plotë:

Bujar Leskaj ‘ka të drejtë’ që nuk e rr*an, se është rr*ajtur dy palë zgjedhje rresht: në 2021 te Luli, në 2025 te Muli, për të qenë drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 në listë të mbyllur. Pra, kur rr*hesh dy herë rresht për të marrë mandat pa vota, nuk mund ta rr*ash për asnjë berber.

E dyta, partia nuk është repart ushtarak që të funksionojë me urdhra l*shi, por bashkim vullnetar individësh që mbrojnë interesat e tyre dhe të shtresës që përfaqësojnë.

Partia ka kushtetutën e saj që quhet STATUT, dhe në STATUT thuhet që partia funksionon me VENDIME që i marrin organet që drejtojnë partinë, dhe çdo vendim duhet të jetë publik, i argumentuar për kauzën që merret dhe në interesin politik të partisë.

Kur të tjerët nuk e rr*ajnë për organet e partisë dhe nuk i mbledhin, sepse mendojnë që i bëjnë të gjitha vetë, atëherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë të tjerë në vazhdim, nuk do ta rr*ajnë fare, derisa leshi i tyre të fshijë oborrin dhe zyrat e PD-së si fshesë korrenti.