
...
Janë mijëra protestuesit e mbledhur këtë të premte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Pjesëmarrës të të gjitha moshave, në një shesh të veshur kuq e zi, janë këto pamjet që vijnë nga ky tubim që bashkon shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
I pranishëm në këtë protestë është edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ndërsa presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.
“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.