... Nami.al

Princ Leka dhe Blerta Celibashi NUK qenkan martuar! Familja Mbretërore del me njoftim zyrtar

Në një ceremoni shumë private, Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë fejuar, jo martuar ashtu siç u raportua më parë nga media të ndryshme.

Lajmi i fejesës është dhënë publikisht përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Mbretëror Shqiptar.

“Familja Mbretërore ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve me Zonjushën Blerta Celibashi.

Fejesa u kremtua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në Jug të Shqipërisë, në praninë e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen më të përzemërt për të gjithë ata që kanë përcjellë urimet e tyre të mira në këtë rast të gëzueshëm”, thuhet në njoftim.