... Nami.al

Nga Tirana në Prishtinë e deri në Nju Jork, fitorja historike e Shqipërisë ngre në këmbë gjithë shqiptarët, festë dhe atmosferë elektrizuese

Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana në Prishtinë e deri në Nju Jork.

Në mbarë vendin ka nisur festë e madhe për fitoren historike.

Me golin vendimtar të Rei Manajt dhe një performancë të jashtëzakonshme në fushë, kuqezinjtë jo vetëm siguruan pikë të çmuara, por edhe krenarinë e një kombi të tërë.

Në Tiranë, mijëra tifozë shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes.

Këngë patriotike, brohoritje dhe valle popullore pushtuan kryeqytetin, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.

Pamje të ngjashme janë shfaqur edhe nga lokalet me shqiptarë kudo nëpër botë.