
...
Shqipëria ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë në Leskovac, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.
Një supergol i shënuar nga Rey Manaj, i dha fitoren e madhe kuqezinjve të Silvinjos.
Ashtu siç pritej, ishte një ndeshje shumë e luftuar, me raste të shumta, por vendosi goli i Manajt.
Sa i përket rasteve, serbët iu afruan disa herë golit me Vlahovic dhe Samardzic, por mbrojtja e Shqipërisë ishte e vendosur shumë mirë.
Me këtë sukses, Shqipëria blindon vendin e dytë dhe afrohet me “play off”.
Kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 11 pikëve, katër më shumë se Serbia e vendit të dytë.
Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë miqësorja ndaj Jordanisë më 15 tetor në Tiranë, ndërsa më pas sfidon Andorrën në transfertë.