
...
Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, kanë qenë të ftuar në një emision ku kanë folur për marrëdhënien e tyre si çift dhe konfliktim e Elia Zaharian.
Princi Leka u shpres se: “Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën ka qenë pikërisht Elia”, duke nënkuptuar se nuk ka patur tradhti mes çiftit.
Fotografja Blerta Celibashi ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në ngjarjet që pasuan divorcin e Princ Lekës me Elia Zaharinë.
Celibashi e bëri të qartë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e cilësuar si një trillim mediatik që synonte të krijonte klikueshmëri.
“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo.
Kjo deklaratë ka tronditur ndjekësit, duke shkaktuar menjëherë një valë komentesh.
Ky rrëfim vjen pas ndarjes së bujshme të Princit nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, një ndarje që u shoqërua me shumë polemika dhe përplasje publike.
Deklarata e Princ Lekës ka krijuar konfuzion te publiku, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e tij me ish-bashkëshorten pas ndarjes.