... Nami.al

Heidi dhe Romeo thyejnë rregullat, Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother VIP: Ja çfarë vendosi Vëllai i Madh

Banorët e Big Brother VIP kanë thyer rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh, konkretisht Heidi dhe Romeo.

Për këtë arsye ata bënë që e gjithë shtëpia të dënohej, duke u lënë pa duhan dhe “Lori Cafe”.

Fatjonit, si lideri i shtëpisë, iu kërkua që t’i mblidhte të gjitha ato që gjendeshin në shtëpi dhe t’i dërgonte në dhomën e rrëfimit.

“Banorë sfida e reagimeve përfundoi! Gjatë momentit që artistja e mirënjohur Rita Lati erdhi në shtëpi, Heidi dhe Romeo zgjodhën të flinin gjumë. Ky gjest i përsëritur disa herë, jo vetëm gjatë ditës së sotme, por edhe herë të tjera, është mungesë respekti ndaj publikut dhe shkelje e rregullores së formatit. Për këtë shkak Vëllai i Madh ka vendosur t’ju dënojë të gjithëve duke ju lënë pa duhan, hugo, vape, icos dhe “Lori Cafe”. Lideri i shtëpisë duhet të mbledhë gjërat dhe t’i dërgojë në dhomën e rrëfimit”, shkruhej në Zarfin e Zi.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga banorët, të cilët u indinjuan nga kjo gjë. Ndërkohë Heidi dhe Romeo thanë se nuk e kanë bërë qëllimisht dhe se nuk e dinin.