... Nami.al

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Laç, përplaset për vdeκje këmbësori

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes në Lezhë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Lezhë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.