...
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.
Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve. Paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.