... Nami.al

Sekuestrohen 12 100 fara kanabisi në banesën në Fier, në pranga një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është arrestuar në flagrancë në qytetin e Fierit, pasi iu sekuestruan 12 100 fara kanabisi.

Pas sigurimit të informacioneve se shtetasi në fjalë kryente veprimtari kriminale, në banesën e tij, në lagjen “Kryengritja”, specialistët për Hetimin e Krimeve ushtruan kontrollet e nevojshme.

Gjatë kontrolleve në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 12 100 fara të dyshuara kanabisi, fishekë luftarakë dhe një dorezë metalike.

Gjithashtu, nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte kultivuar në vazo, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.