... Nami.al

Zjarret në Greqi/ Digjen mbi 800 mijë hektarë në Aleksandropoli

Vazhdon për të 11-ën ditë beteja e zjarrfikësve me flakët në Evros, raporton Protothema.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar në mediat greke bëhet me dije se sipërfaqja e djegur deri më tani në pyllin Evros, përfshirë zjarret në Aleksandropolis dhe Dadia i kalon 800,000 hektarë.

Operacionet e shuarjes së zjarrit janë fokusuar në Lefkimmi, Leptokarya dhe Treis Vryses.

Ndërkohë ndodhen 475 zjarrfikës, me 100 automjete dhe 16 grupe këmbësorësh të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Evros e Rodopi, ndërsa 6 avioni dhe 4 helikopterë janë angazhuar nga ajri.